DYLON

Krasniqi: Qytetarët e Gjilanit kanë nevojë për ndryshime, Leonora Morina Bunjaku do t’i sjellë ato

Krasniqi: Qytetarët e Gjilanit kanë nevojë për ndryshime, Leonora Morina Bunjaku do t’i sjellë ato
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se qytetarët e Gjilanit kanë nevojë për ndryshime. Kanë nevojë për një qeverisje me transparencë, me projekte madhore e kreative, për më shumë vende pune, më shumë perspektivë për të rinjtë.

Dhe, sipas tij, Leonora Morina Bunjaku, kandidate e PDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit,  bashkë me ekipin e saj është lista e duhur për këtë.

EkoHigjiena

Ja postim i i plotë i Krasniqit.

Një profesoreshë e aktiviste politike, që ka ecur gjatë e ndershmërisht me Partinë Demokratike të Kosovës, Leonora Morina Bunjaku, është kandidate e jona për të udhëhequr me Komunën e Gjilanit.

Ajo ka dëshmuar vullnet e forcë për të marrë përgjegjësi dhe i ka kryer ato ashtu si duhet.

Qytetarët e Gjilanit kanë nevojë për ndryshime. Kanë nevojë për një qeverisje me transparencë, me projekte madhore e kreative, për më shumë vende pune, më shumë perspektivë për të rinjtë.

Dhe, Leonora me ekipin e saj është lista e duhur për këtë. Ajo ka mbështetjen tonë të parezervë, të të rinjve e të rejave për t’i dhënë një frymë të re e prioritet qeverisjes në Gjilan. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.