DYLON

Krasniqi-Qeverisë: Sa është borxhi i komunave veriore?

Avatar photo Redaksia

Jakup Krasniqi thotë se Qeveria Mustafa fali borxhlinjtë, por kjo sipas tij, nuk ishte pjesë e programit të LDK-së në fushatë.

Madje sipas tij, Qeveria është dashtë ta dijë secilin me emër e mbiemër dhe shumat, e të gjithë atyre që do u falen borxhet.

EkoHigjiena

Ai thotë se Qeveria duhet të sqaroj çdo detaj rreth faljes së borxheve, madje edhe sa është borxhi i komunave veriore e sa i komunave tjera serbe.

Sipas Krasniqit, nëse nuk dihen këto, krijohet bindja se shteti po i falë hajnat shtetit.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Ditëve të fundit, Qeveria Mustafa deklaroi me pompozitet se i fali të gjithë borxhlitë e shtetit të Kosovës, pra të gjithë ata që deri më 31 dhjetor 2008 nuk i kanë shlyer borxhet?! Derisa qeveria e ka marrë ketë vendim është dashur paraprakisht që ti dinë të gjithë kategoritë e borxhlinjve, madje është dashur ti dinë edhe me emër e mbiemër dhe shumat që ata i kanë. Nëse i dinë emrat duhet ti bënë të njohur për opinionin, pasi opinioni publik i Kosovës duhet të dinë edhe arsyeshmërinë e ati vendimi.

Është mirë që qeveria të sqaroj opinionin, se cilët janë borxhlitë e mos pagimit te rrymës elektrike, pasi besohet se në ketë shërbim publik janë shumica e atyre që kanë borxhe. Pastaj sa është borxhi i komunave veriore e sa i komunave tjera serbe, sa është borxhi i komunave të tjera të Kosovës? Cilat dogana i kanë mbetur borxh Buxhetit të Kosovës? Të cilës pjesë te Republikës? Dhe në fund, cilat biznese e kanë ketë lloj të borxhit? Të gjitha këto borxhe duhet të dihen me emër e mbiemër. Unë si qytetar dua që të dijë arsyeshmërinë e kësaj falje.

Nëse nuk dihen këto, atëherë më të drejt krijohet bindja se shteti po i falë hajnat e shtetit?! Qeveria duhet të sqaroj, mos këto borxhe ishin pjesë e bisedimeve në Bruksel? Ai ishte kjo falje e borxheve, pjesë e marrëveshjeve me Serbinë të lidhura në Bruksel?

Qeveria Mustafa duhet ta njoftoj opinionin dhe të jetë transparent me atë. Përndryshe kështu si është, është mashtrim dhe fshehje e së vërtetës! Unë si qytetar kërkoj që ta di të vërtetën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.