Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka komentuar lajmin që ka qarkulluar në mediet serbe se “Rama anuloi Thaçin për të ardhë Vuçiç në stadium”.
Ja se çfarë shkruan Krasniqi në profilin e tij në FB
“Rama anuloi Thaçin për të ardhë Vuçiç në stadium”, që po shkruajnë mediet sot?!
Nuk kam gjë kundër, pasi Thaçi ndeshjen mund ta shikoj edhe në TV, por kam një kërkesë: Na kurseni nga fjalët e mëdha para kamerave televizive. Bëni punë të mira për kombin pas kamerave, për çka jeni të thirrur. Nëse vërtetë doni ti ndihmoni shqiptarët që të gjitha shpresat i kanë vë në ikje nga Atdheu!
Futbollin, le ta luajnë fudbollistët! Ata paguhen për zanatin e tyre.
Secili le ta bëjë punën që e dinë më se miri!
Unë i gëzohëm dhe shumë bile fitorës se kombëtarës sonë.
Ata djemë e meritojnë fitorën! Për çka i UROJ NGA ZEMRA!