DYLON

Krasniqi: Presidentja Jahjaga ka dy opsione!

Avatar photo Redaksia

Tani kur ngërçi politik është betonizuar, dhe kur gjithçka ka filluar të paralizohet në jetën institucionale, politike, ekonomike e shoqërore, mundësia e fundit për zgjidhjen e këtij ngërçi si duket i ka mbetur presidentës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Pavarësisht se ajo i ka ftuar në disa takime liderët e partive politike, rezultati ka mbetur ende i njëjtë, pa patur ndonjë lëvizje nga të dy krahët politik. PDK-ja vazhdon të këmbëngulë në të drejtën e saj absolute, pasiqë këtë të drejt ja ka dhënë Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj, por që PDK-ja vazhdon të mos i ketë numrat. Po njëjtë nuk kanë lëvizur nga qëndrimet as blloku LVAN, të cilët e kanë armën kryesore, numrat në kuvendin e Kosovës.

E për rrjedhoj, publicisti Faik Krasniqi vlerëson se presidentja e Kosovës për momentin është përballë dy opsioneve, opsione që do të mund të ndihmojnë në zgjidhjen e ngërçit politik, si më të gjatin në kohë në politikën kosovare që nga paskufta.

EkoHigjiena

“Presidentja Jahjaga mundet lehtësisht ta zgjedh bllokadën institucionale. Opsioni i parë, t’i bëj me dije PDK-së se janë pakicë në Kuvendin e Kosovës. Opsioni i dytë, t’i thërras dy koalicionet, koalicionin LVAN ka shumicën në Kuvend dhe koalicionin e PDK-së- t’ju kërkoj emrat e kandidatëve për kryetar Kuvendi dhe kandidatëve për kryeministër. Cilido kandidat nga këto dy koalicione merrë shumicën në Kuvend, zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe formon Qeverinë”, ka theksuar publicisti Krasniqi.
E madje Krasniqi vlerëson se gjithçka është në dorën e presidentes, sepse është obligim i saj kushtetues.

“Është në dorën e Presidentes se- a do të veprojë me arsye për ta zgjidhur këtë bllokadë institucionale, të shkaktuar nga PDK-ja, Gjykata Kushtetuese, por edhe nga vetë ajo, apo do të vazhdojë të jetë akoma një vegël e PDK-së. Tek e fundit edhe është obligim i saj Kushtetues, që ajo ta zgjidh këtë bllokadë institucionale dhe sa më shpejt t’i krijojmë institucionet e reja”, ka theksuar në mes tjerash Publicisti dhe anëtari i Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, Faik Krasniqi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.