DYLON

Krasniqi: Presidente, boll më, mandato koalicionin LVAN!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Presidentja Jahjaga duhet ta dëshmojë para qytetarëve të Kosovës, se është në shërbim të interesave të tyre dhe shtetit të Kosovës, e jo në shërbim të PDK-së dhe Hashim Thaçit. Si e para e vendit, tash i takon asaj ta zgjidh sa më parë këtë bllokadë institucionale, të shkaktuar nga bllokmenët e PDK-së dhe filialit të tyre juridik Gjykata Kushtetuese, thekson publicisti dhe anëtari i Këshillit të ekspertëve të LDK-së, Faik Krasniqi.

“Çfarë duhet të bëj ajo për ta zgjidhur këtë bllokadë politike? Ta thërras koalicionin e shumicës LVAN që ka shumicën parlamentare me 63 deputetë, ta mandatoj dhe Qeveria të krijohet sa më parë. Presidente, ose vepro ti, ose vepron sovrani që ia besoj votën e vetë mbi 70 për qind partive politike, që kanë shumicën për ta zgjedhur edhe kryetarin e Kuvendit, por edhe krijimin e Qeverisë. Mosveprimi yt po na kushton shtrenjtë, si në aspektin financiar dhe politik, por edhe në arenën ndërkombëtare. Deklarata e ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson, është sinjal shumë i qartë edhe për ju zonja Presidente, përfundon publicisti dhe anëtari i Këshillit të ekspertëve të LDK-së, Faik Krasniqi. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.