Publicisti dhe analisti politik Faik Krasniqi ka folur rreth miqësisë me SHBA-në dhe shfrytëzimin e kësaj miqësie nga kjo klasë politike, për interesat e tyre personale. Ai këto komente i bëri në rrjetin social Facebook.
“Kjo klasë politike po ta kishte shfrytëzuar miqësinë me Amerikën për interesa shtetërore, e jo për djallëzitë e tyre, sot do të kishim shtet dhe ekonomi të fuqishme, do kishim ushtri dhe në 2017 nuk do të ishim akoma shteti më i izoluar në botë. Me këta qelbësira do vazhdojmë edhe për një dekadë në këtë gjendje të mjerueshme”, shkruan Krasniqi.