DYLON

Krasniqi: PDK po rritet, PDK po fuqizohet, PDK po rikthehet!

Krasniqi: PDK po rritet, PDK po fuqizohet, PDK po rikthehet!
Avatar photo Redaksia

“Mbi 120 anëtarë të ri, në krye me afaristin Selver Xhelili, kanë aderuar në Degën tonë në Gjilan. I falënderoj të gjithë për besimin dhe angazhimin që kanë vendosur të japin në PDK, e përmes nesh, për shtetin dhe shoqërinë”, ka thënë Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas tij, kjo është dëshmi se PDK mbetet alternativa më e mirë politike dhe qeverisëse për vendin, e cila, kudo që është duke qeverisur në nivelin lokal, po kryen punë dhe po e mban fjalën, për dallim nga dështimi i madh i Qeverisë në nivelin nacional – në të gjithë sektorët.

EkoHigjiena

“Sikur në Gjilan, Partia Demokratike e Kosovës po mobilizohet në secilën komunë të Kosovës, me njerëz të ri, energji të reja e dashuri të madhe për vendin. Vizioni ynë për të ardhmen është i qartë: bashkë me qytetarët dhe për ta, të rikthejmë Kosovën në kursin e duhur të zhvillimin dhe integrimit”, ka thënë lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ndërsa, Riad Rashiti, kreu i PDK-së së Gjilanit ka thënë se angazhimi ynë i përbashkët strukturor, ka bërë që PDK në Gjilan, me përkrahjen e kryetarit Memli Krasniqi, të ri-organizohet dhe fuqizohet për rolin e saj vendimtar në proceset e reja politike në Kosovë dhe në komunën tonë.

“Ne në Gjilan nuk jemi ndalë, por jemi ri-organizuar dhe mobilizuar për ta fuqizuar PDK-në. E këtë po e dëshmojmë edhe tani, ku si rezultat i punës dhe angazhimit tonë, vitin po e përmbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme, ku po na bashkohen mbi 120 aderime të reja në familjen tonë të madhe PDK-së”, ka thënë Rashiti.

Ai ka prezantuar aderimet e reja, në krye me Selver Xhelilin, e për të cilët  shtoi se janë njerëz të punës, sukseseve, dijes dhe profesionalizmit.

Rashiti ka thënë se bashkë me Selver Xhelilin një afarist i dalluar, i suksesshëm në fushën e turizmit, ish drejtorin komunal të DKRS në Gjilan dhe ish asambleistin e Kuvendit Komunal, PDK-së po i bashkohen edhe 120 të rinj të profesioneve të ndryshme, për t’i përmendur disa prej tyre.

“Kjo ardhje masovike është energji e re për PDK, ku në mesin e tyre ka kuadro të shumta dhe të ndryshme profesionale nga të gjitha fushat”, ka thënë Rashititi i PDK-së së Gjilanit.

Afaristi Selver Xhelili, i cili aderoi së bashku me 120 anëtarë të ri, ka thënë se një nga arsyet pse po i bashkohet këtij rrugëtimi politik është fakti se pa Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka zhvillim të Kosovës. Ai ka thënë se PDK është e vetmja parti që ka mbajtur gjithmonë dyert e hapura për të rinjtë, duke u dhënë hapësirë dhe përgjegjësi qeverisëse.

Edhe folës të tjerë vlerësuan PDK-në si parti gardiane e shtetit të Kosovës dhe si e vetmja parti që do ta zhvillojë atë, duke punuar me qytetarët dhe për qytetarët.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.