Boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane, Haxhi Krasniqi ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj boksierit gjerman, Jürgen Doberstein. Haxhi Krasniqi ka shënaur fitore dhe është shpall kampion, duke u treguar i fuqishëm karsh kundërshtarit, të cilin e shkatërroi sidomos në vendin e 11-të,. Dueli i këtyre dy boksierëve zgjati 12 runde dhe pas një lufte të pakompromis në ring boksieri kosovar fitoi me vendim të gjyqtarëve. Kësisoj, Krasniqi ka fituar dy titujt WBO dhe WBA Interkontinental dhe ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.
“Ishte duel shumë i vështirë, ishte një duel ku pa përkrahjen e publikut kurrë nuk do të kisha fituar”.
“Kam punuar shumë që të vij deri në këtë ditë. Dua të komplimentoj kundërshtarin për duelin mjaft të fortë. Ishte ndeshje shumë e vështirë. Falënderoj të gjithë, sidomos stafin teknik, të gjithë të pranishmit të cilët më motivuan me fjalë të mëdha”.
“Ju përshëndes të gjithë shqiptarët që ishit këtu, ju dua shumë gjithmonë do të luftoj me zemër”, deklaroi Krasniqi pas duelit.