DYLON

Krasniqi: Një pyetje për Enver Hasanin!

Avatar photo Redaksia

E kur ngërçi politik ka filluar të reflektoj në çdo sferë te jetës, vazhdojnë kritikat e jashtëzakonshme në drejtim të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, të cilin e vlerësojnë si më meritorin e këtij procesi negativ në vendin tonë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese përveç që nuk ka reflektuar zgjidhjen e ngërçit politik, ai si duket e ka thelluar edhe më shumë se që është pritur. Madje, kryetari i kësaj gjykate shihet si njeri i PDK-së, vlerësojnë analistë të ndryshëm, partitë opozitare, shoqëria civile dhe një pjesë e medieve.

E për rrjedhojë, Publicisti Faik Krasniqi, ka vlerësuar se në demokracitë parlamentare kryetari i Kuvendit zakonisht zgjedhet nga partitë që e kanë shumicën, duke e përfshirë edhe qeverinë, thekson ai.

EkoHigjiena

“Në demokracitë parlamentare, kryetari i Kuvendit zgjidhet nga partitë që kanë shumicën në Kuvend, poashtu edhe formimi i Qeverisë”, ka theksuar Krasniqi.

Por Krasniqi vazhdon ta analizon edhe vendimin e kësaj gjykate, e cila në vendimin e saj ka precizuar se ekskluzivitetin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit e ka vetëm PDK-ja, andaj me këtë rast Krasniqi parashtron pyetjen se përse është e nevojshme në Kuvend që të kërkohet zgjedhja e kryetarit me votat e 61 deputetëve.

“Sipas interpretimit të Enver Hasanit dhe PDK-së, ”eksluzivitetin” e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit e ka vetëm PDK-ja. Atëherë shtrohet pyetja: Pse nevojitet votimi në Kuvend dhe kërkohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit me votat e 61 deputetëve?”, thekson Publicisti dhe anëtari i Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, Faik Krasniqi.

Dosido mbetët të shihet në ditët në vijim se cilat do të jenë veprimet e PDK-së dhe koalicionit LVAN kundrejt ngërçit politik, i cili ka filluar t’i paralizoj institucionet dhe në përgjithësi zhvillimin e shoqërisë kosovare në të gjitha sferat e saj të mundshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.