Me rastin e shënimit të njëvjetorit të Nismës për Kosovën, njëri nga themeluesit e saj, Jakup Krasniqi, është shprehur i kënaqur me të arriturat e deritanishme të këtij subjekti.
Nisma për Kosovën sot (e premte) do të shënojë njëvjetorin e themelimit. Me këtë rast, njëri nga themeluesit e saj, Jakup Krasniqi, ka thënë se Nisma do ta vazhdojë konsolidimin e saj si parti politike, me kauzën për shtet të së drejtës, të dijes, të zhvillimit dhe për shtet social. Nisma për Kosovën këtë vit do të kthehet në një parti politike të mirëfilltë.
Krasniqi ka thënë se për ndryshimin e emrit do të vendosë Kuvendi i Nismës, i cili duhet të mbahet gjatë këtij viti.
“Sigurisht se edhe emri është i rëndësishëm, por më e rëndësishëm është fryma e re politike, profilizimi politik dhe solidariteti qytetar. Kauzë e Nismës për Kosovën do të jetë shteti i së drejtës, shteti i dijes, shteti i zhvillimit dhe shteti social. Ndërkaq, për ndryshimin e emirit do të vendosë Kuvendi i Nismës, i cili duhet të mbahet gjatë këtij viti. E rëndësishme është se Nisma për Kosovën do të sjellë një filozofi të re politike në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi për gazetën “Epoka e re”.
Mv tepvr:
http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=59545&Ctype=1