DYLON

Krasniqi: Nëse PDK-ja nuk hap krahun, koalicion LVAN ta shkarkojë Brovinën!

Avatar photo Redaksia

Të enjten më 2 tetor, pritet të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Por në bazë të deklaratave të zyrtarëve të PDK-së, pavarësisht se kjo parti nuk do të arrij ta zgjedh kryetarin e Kuvendit pasi ka vetëm 35 deputetë, edhe kjo seancë do të jetë vetëm përsëritje e seancave të kaluara.

Publicisti dhe anëtari i Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, Faik Krasniqi, thekson se, ngjashëm si në seancat e kaluara më 17 korrik dhe 18 shtator, që ishim dëshmitar të një shou dhe uzurpim të Kuvendit nga ana e PDK-së, kur në pamundësi që kjo parti ta zgjedhin kryetarin e tyre të Kuvendit, ata prapë me skenar të përgatitur do e shfrytëzojnë anëtaren e saj zonjën Flora Brovina si kryesuese, që ta devijojnë seancën konstituive të Kuvendit.

EkoHigjiena

“Në rast se zonja Flora Brovina, prapë vepron me skenarin e njëjtë si në seancat e kaluara më 17 korrik dhe 18 shtator dhe këtë herë nuk i respekton pikat 126 dhe 127 të Gjykatës Kushtetuese, që t’ju jap të drejtë deputetëve për ta zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, atëherë 83 deputetët duhet ta shkarkojnë zonjën Brovina si kryesuese të Kuvendit, në mënyrë që ta bëjnë funksional Kuvendin e Kosovës”- vlerëson Krasniqi.

Sipas tij, as PDK-ja, as SHIK-u, as Flora Brovina, por as Gjykata Kushtetuese me vendime arbitrare dhe askush tjetër, s’guxojnë të bëhen pengesë për krijimin e institucioneve. Sepse kështu do e shkelin prapë vullnetin e shumicës së deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës, e këtë gjë janë duke e bërë tash e 4 muaj, duke moslejuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

‘Kjo Qeveri në largim deri më tash me keqqeverisjen e tyre e kanë dëmtuar mjaft Kosovën. Por me këto veprime ata po e dëmtojnë akoma më shumë, sikurse shtetin por edhe qytetarët e Kosovës. Koalicioni i PDK-së duhet ta kuptojë njëherë e mirë, që 83 deputetë janë më shumë se 37 deputetë, dhe në çdo vend të botës demokratike Qeveria dhe Kuvendi krijohet nga shumica. Kjo parti duhet ta respektojë vullnetin e shumicës dhe nesër të reflektojnë pozitivisht, që pas dështimit të tyre për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, t’i hap rrugën koalicionit të shumicës LDK-VV-AAK-NISMA dhe minoritetet, ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe ta formojnë Qeverinë. Tjetër zgjidhje nuk kanë’, thotë Krasniqi./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.