DYLON

Krasniqi në vend të Isufit?

Avatar photo Redaksia

Strategu i mirënjohur kosovar, Ramiz Krasniqi, mund të emërohet trajner i ri i Hajvalisë.
Skuadra nga paralagjja e Prishtinës, mbeti pa shef të shtabit teknik, pasi Bekim Isufi, dha dorëheqje pas rezultateve jo të mira në fillim të këtij sezoni.

Prandaj, drejtuesit e këtij klubi janë vënë në sulm për ta gjetur pasardhësin e trajnerit nga Gjilani.

EkoHigjiena

Në opsion janë dy apo tre emra, por më i dëshiruari mbetet ish-trajneri i Prishtinës dhe Ferronikelit, Ramiz Krasniqi.

“Kemi biseduar dhe i kemi bërë të ditura opsionet tona të dy palët, mund edhe të ketë diçka edhe pse topi tashmë është në anën e klubit”, tha në bisedën telefonike për KTV-në selektori i përfaqësueses U-19 të Kosovës.

Ju kujtojmë se në shtatë xhirot e para, Hajvalia ka grumbulluar vetëm pesë pikë, me çka ekipi është me bilancin më të dobët./koha.net/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.