DYLON

Krasniqi: Në kujtim të 22 janarit, serbët vrisnin a zhduknin gjithçka që do tu dilte

Avatar photo Redaksia

Sot, më 22 janar 2015 bëhen 17 vjet të sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz.

Më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme. Adem Jashari, atë natë nuk ndodhej në shtëpi, e në këtë mënyrë rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

EkoHigjiena

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin.

E, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kujtuar sulmin e 22 janarit ndaj familjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Krasniqi thotë se sulmi ka qenë i organizuar nga shteti serb dhe qëllimi i tyre ka qenë që të vrasin familjen e Adem Jasharit dhe zhdukjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot mbushen 17 vjet nga sulmi serb i 22 janarit 1998. Sulmi ka qenë i organizuar nga shteti serb, por ai duke mos dashur ta merre përgjegjësinë para faktorit ndërkombëtar, Millosheviqi, kete sulm diversant mbi familjen Jashari do t’ia beson paramilitarëve të Arkanit.

Ky sulm diversant kishte qëllim vrasjen e familjes Jashari dhe zhdukjen e UÇK-së. Ky qëllim barbar nuk u realizuar më 22 janar 1998, por qëllimi i politikës kriminale serbe u pa gjatë 5, 6 e 7 marsit 1998.

Gjatë atyre dite, Jasharët përjetuan rënien e madhe te lavdisë, Kosovës ia sollën lirinë! Jasharët i mbijetuan tiranisë serbe.

Sot Jasharët e ripërtërire, me krenari të ligjshme gjallërojnë trojet e tyre stërgjyshore!
Nuk ka asnjë dyshim, qe sulmi diversant, i tipit sulmo e tërhiqu, qëllim parësor kishin që t’i vrisnin a zhduknin gjithçka që do tu dilte përpara.

Kur sulmuesit tentonin të hyjnë në shtëpitë e banimit të Jasharëve, banda serbe hetohet nga familjarët në krye me xha Shabanin, Hamzën, Kushtrimin dhe familjaret e tjerë, vajza, djem e grat e familjes.

Atë natë Jasharet u sulmuan nga të gjitha anët. Sulmi ka zgjatur rreth një orë. Nga ai sulm, Jasharët u mbrojtën më sukses. Banda serbe tërhiqet me turp. Nga Jasharët u plagosen dy vajza: Selvetja dhe Iliriana.

Atë natë Adem Legjendari nuk gjendej në familje.

Nderim e Lavdi e përhershme për Jasharët Legjendar!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook