DYLON

Krasniqi në Bruksel, takohet me Lunaçek dhe Kukan

Avatar photo Redaksia

​Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka udhëtuar për në Bruksel, ku është duke zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Sipas një komunikate të Nismës për Kosovën, Krasniqi ka takuar Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën, po ashtu edhe eurodeputetin, Eduard Kukan.

EkoHigjiena

“Në takimet e zhvilluara temë kryesore ishte skandali i EULEX-it në “Rastin Kleçka”, ku Krasniqi ua ka shprehur shqetësimet e NISMA-s për Kosovën rreth këtij skandali.

Në këto takime të zhvilluara në Bruksel, Krasniqi ka diskutuar edhe për tema tjera aktuale dhe të rëndësishme për Kosovën”, thuhet në komunikatë.
Krasniqi, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, do të ketë edhe takime me zyrtarë tjerë të Bashkimit Evropian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.