DYLON

Krasniqi mbron koalicionin

Avatar photo Redaksia

Pas krejt asaj që ka ndodhur në qeverisjen e fundit të Hashim Thaçit, pamundësimi i filozofisë despotike, është shpëtim për Kosovën. Shpëtim edhe për anëtarët e PDK-së, që kanë në zemër të mirën e Kosovës.Kështu ka shkruar në FB, Jakup Krasniqi.

Ai ka folur dhe për kritikuesit e Nismës, për koalicionin me LDK-në dhe AAK-në,duke pohuar se mbi bazën e cilës logjikë, ky koalicion është më pak demokratik, se koalicioni që ka bërë PDK-ja me partitë tjera.

EkoHigjiena

“A mundet dikush nga kritikuesit e koalicionit LDK-AAK-NISMA të më tregojë se mbi bazën e cilës logjikë ky koalicion është më pak demokratik se koalicioni që PDK-ja, si parti përparimtare qw e konsideron veten, bëri me Partinë Konservatore të Kosovës, me Partinë e Drejtësisë (parti fetare islamike), Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës ( parti fetare e krishterë) dhe Lëvizjen për Bashkim?! Pos filozofisë despotike që këmbëngul në logjikën “Shteti jam UNË!” asnjë parim i demokracisë nuk shkelet nga ky koalicion! A mundet dikush nga kritikuesit e NISMËS që bëri koalicion me LDK-në dhe AAK-në, të më tregojë se pse qenka më pak patriotike ky koalicion, kur dihet se PD K-ja dhe katër partitë tjera politike të koalicionit të tyre, nuk mund të formonin qeveri pa bërë koalicion qoftë me LDK-në qoftë me AAK-në, me të cilat dikur ka qenë në koalicion qeveritar?Pos filozofisë despotike që këmbëngul në logjikën “Pas meje gur mbi gur mos të mbet!” asnjë parim i patriotizmit nuk shkelet nga ky koalicion! A ishte parimor koalicioni paraprak me KKR-në?”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.