DYLON

Krasniqi: Lufta e UÇK-së është e pastër

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka përsëritur se lufta çlirimtare është e pastër.Ai ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk e ka asnjë arsyeje që të pastrohet nga Gjykata Speciale.

Postimi i plotë i Krasniqit në profilin e vet në “Facebook:

EkoHigjiena

“Viteve të fundit jo pak herë është thënë: “Gjykata Speciale do ta pastroj UÇK-në”?! Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk e ka asnjë arsyeje që të pastrohet, ajo është e pastër si loti! Pastërtia e saj është Liria jonë dhe mbështetja Ndërkombëtare me Aleancën Euroatlantike në krye.
Kushdo që me veprimet e tija është ndytë, në cilëndo kohë, le të pastrohet në Lavatriqe!
Pasi nuk dyshoj se:
Faqja më e ndriçme e historisë sonë, është vepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e strukturave të saja politike dhe ushtarake, është vepër e sakrificës gjithëpopullore që ka aromën e gjakut të dëshmorëve të kombit, të fëmijëve, grave dhe pleqve që u flijuan në shtëpitë e tyre, ne trojet e tyre, që u flijuan për Kosovën e lirë të pavarur dhe demokratike. Do të jetë obligim i përhershëm i këtij brezi dhe i brezave që vijnë për tu përkulur me nder e respekt para dëshmorëve dhe të rënëve për liri në altarin e Atdheut.
Prandaj, Ata që na sollën ketë faqe lirie e pavarësie – meritojnë vetëm nder e Lavdi!
Lavdi të rënëve për liri”!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.