DYLON

Krasniqi: Kujdes! ka rrezik nga “marrëveshjet” e reja antikushtetuese!!!

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Këshillit Kombëtarë i Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi, ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Isa Mustafa ku thotë: “Nuk ka dialog për liberalizimin e vizave”, dhe kjo deklaratë për Krasniqin është e papranueshme.

Lexojeni të plotë shkrimin e Jakup Krasniqit

EkoHigjiena

Dje në orët e pas ditës, mediat kishin një titull intrigues: “Mustafa: Nuk ka dialog pa liberalizimin e vizave”. Interesant?! A është e mundur, këta njerëz që kaq lehtë i gjunjëzohen Serbisë? të jenë kaq trimosh me Brukselin e fuqishëm?! Zoti hair e baft!

Nuk e di çka mendojnë të tjerët, por e gjithë përvoja ime, sidomos në 5/6 vitet e fundit dhe jo vetëm, është më shumë se e hidhur sa herë që qeveritarët (Kryeministrat: Thaçi & Mustafa) flasin për “patriotizmin” apo i shtinë brinat me BE-në, pasojnë marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Kjo praktikë është që nga sulmi i Thaçit (urdhri për sulm) në Veri të Kosovës. Ku ra hero, polici Zyberi!

Para pak dite Thaçi e “sulmoi” BE-në, pasi ajo nuk ia dha si kompensim për marrëveshjet antikushtetuese, liberalizimin e vizave qytetarëve të Kosovës, por, pas pak dite e pamë se ai i zbuti fjalët.

Tani e kemi kërcënimin tjetër nga shefi i Thaçit, Kryeministri Mustafa i cili paska thënë: “Nuk ka dialog pa liberalizimin e vizave”?! Hajde babë hajde! Cili në gjurmë te cilit po ecën?! Këta njerëz sikur po mendojnë, sikur liberalizimi i vizave vie si pasoj e koncesioneve të bëra në Bruksel?!

Ndoshta shumë kush mendon se ky po kërcënon për mos liberalizimin e vizave?! Unë frikësohem nga marrëveshjet e reja kompremituese për Kosovën dhe qytetarët e saj të cilat janë në pritje. Këta njerëz janë të pa parashikueshëm, tjetër gjë thonë e tjetër bëjnë?! Dreqi në fije nuk mund t’ju bien! Edhe dreqi ndoshta do të thoshte: Dreq kesh, por as unë s’po marrë vesh?!

Thjeshtë: Sa herë këta njerëz flasin për “patriotizëm” a po sulmojnë te “fortët”, Serbisë i bëjnë koncesione. Kështu se paku ishte deri më tani!

Diçka tjetër nuk pres as tash! Nuk e di, çka mund të presin qytetarët?!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.