DYLON

Krasniqi: “Kryeministër, edhe sa koncesione duhet t’i bëni? A keni me çka?

Avatar photo Redaksia

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit,Isa Mustafa, se në vizitën e tij në Bruksel ka marrë shqetësimin e zyrtarëve evropianë për gjendjen në vend.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën përmes një reagimi ka pyetur kryeministrin se edhe sa koncesione duhet t’i bëjë Kosova dhe se a ka me çka.

EkoHigjiena

Lexojeni të plotë reagimin e Krasniqit:

“Kryeministër, edhe sa koncesione duhet t’i bëni? A keni me çka?

“Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se gjatë vizitës në Bruksel kanë marr shqetësimin e zyrtarëve të lartë të BE-së për gjendjen në Kosovë”. “Ai në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se arsyeja kryesore e vizitës në Bruksel ishte çështja e liberalizimit të vizave, ku kanë kërkuar që të liberalizohen vizat edhe për qytetarët e Kosovës, jo si dhuratë por si rezultat i përmbushjes së kritereve”.

Nuk e kam asnjë dyshim se njerëzit në Bruksel janë të shqetësuar. Raporti i Progresit tregon se janë të shqetësuar për çdo gjë tjetër veç marrëveshjeve të Brukselit për “normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”?! Ndonëse ne në Kosovë nuk po e shohim asnjë shenjë të normalizimit, pos ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe diktimit të saj që po ia bënë Qeverisë sonë. Kushdo që sheh pa syza po e kupton ketë, veç atyre që nuk donë të shohin! Kam bindjen se njerëzit e Brukselit më të shqetësuar janë me krimin e korrupsionin, më ndërhyrjen e politikës në prokurori e gjyqësi, me kapjen e institucioneve të pavarura të shtetit. A u kanë thënë diçka për këto gjera apo u kanë përgëzuar?

Ju paskeni kërkuar atje liberalizimin e vizave?! Në çdo takim timin në Bruksel e në Prishtinë gjatë më shumë se shtatë viteve, me përfaqësues të ndryshëm te Brukselit kemi pas kërkuar liberalizimin e vizave! Gjithë herë është thënë: ky nivel i qeverisjes, i zhvillimit dhe i sundimit të ligjit, i pa punësisë, me ketë nivel të krimit e të korrupsionit, është vështirë të bëhet ajo që po e kërkoni. Nëse nuk besoni, lexojeni Raportet e Progresit të viteve të fundit. Madje atëherë, Kosova nuk ka qenë e ballafaquar ne egzodin e madh, si ky i vitit të fundit, prej kur po qeverisë koalicioni i madh më numra, por tepër i vogël në përmbajtje, bëri që nga Kosova të ikin rreth 100.000 qytetarë, ndoshta edhe më shumë? A ishin edhe për këto gjera të shqetësuar ne Bruksel, Kryeministër?

Kryeministër, a u shqetësuan në Bruksel për koncesionet që i bëtë atje për “normalizimin” e marrëdhënieve me Vuçiqin? Po koncesionin që e bëtë për 10.000 hektarët tokë me Malin e Zi? Çfarë koncesione të tjera do të bënit? Për koncesionet që priten t’i bëni, a keni me çka?”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.