DYLON

Krasniqi: Krijimi i Gjykatës Speciale, heqje dorë nga sovraniteti

Avatar photo Redaksia

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se kërkesa për themelimin e Gjykatës Speciale e ka vënë Kosovën në pozita të vështira dhe tepër inferiore në krahasim me Serbinë.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se me krijimin e kësaj gjykate vendi ynë është duke u kthyer tre hapa mbrapa. “Kërkesa për themelimin e kësaj gjykate e ka vënë Kosovën në pozita të vështira dhe tepër inferiore në krahasim me Serbinë. Këtë pozitë inferiore Kosova e kishte edhe gjatë bisedimeve të zhvilluara në Bruksel që sa vite. Ne para pak viteve e hoqëm mbikëqyrjen e pavarësisë, tani po i bëjmë tre hapa prapa, po heqim dorë nga një pjesë e sovranitetit”, ka deklaruar Krasniqi. Ai ka vlerësuar se gjendja në Kosovë nuk është e mirë dhe se themelimi i Gjykatës Speciale ka ardhur si rezultat i mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë. “Gjendja në Kosovë nuk është e mirë në asnjë fushë të jetës, por problemin kryesor politik e ka në sistemin e drejtësisë, në gjyqësi e prokurori. Për fat të keq, mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe prokurorinë e gjyqësorin e EULEX-it, kemi këmbënguljen e ndërkombëtarëve për themelimin e Gjykatës Speciale. Me këtë kërkesë, institucionet tona fillimisht duhet ta bëjnë abrogimin e Kushtetutës, pastaj do të duhej të heqin dorë nga një pjesë e sovranitetit”, është shprehur Krasniqi…

EkoHigjiena

Për më tepër: http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=63181&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.