Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovës Jakup Krasniqi, thotë se Kosovës i duhet si kurrë më parë një qeverisje nga fronti opozitar. Ai mendon se vetëm udhëheqja e tri partive opozitare, ku bënë pjesë edhe vetë Krasniqi është rruga më e mirë dhe e vetme e ndryshimit dhe e veprimit.
Krasniqi përmes një shkrimi që ka dërguar në media flet edhe njëherë për shkatërrimin që po i bëhet shtetit nga ana e koalicionit momental ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.
Lexojeni të plotë shkrimin e Jakup Krasniqit
BASHKIM QYTETARË, PËR SHTET E SE DREJTËS
Nga Jakup Krasniqi
Është momenti i fundit që Opozita e Bashkuar të shkoj drejt krijimit të një Deklarate Progamore të përbashkët për veprim të koordinuar, të saktësuar qartë e pa ekuivokë. E pastaj t’i hyjë krijimit të një Programi të përbashkët qeverisës. Qytetari ynë donë të shoh ndryshim esencial me pozitën (koalicionin qeverisës) e/i cila nuk ka ide sesi qeveriset vendi, pasi fjalët boshe, pa përmbajtje e mashtrimet e vazhdueshme i kanë dalë “mbi kapuç”. Ky koalicion i madh qeverisës, që ka bërë marrëveshje tepër të dëmshme, që ka renë ndesh me Kushtetutën e ligjet, që qeverisin keq, që kanë kapur të gjitha institucionet e shtetit, që kanë bllokuar Sistemin e Drejtësisë duke humbur edhe sovranitetin e këtij pushteti, që na e qiten faqen e zezë për krim, korrupsion, për mashtrim e pa dije, që atë që e thotë në mëngjes e mohon në mbrëmje e shtron para nesh nevojën e domosdoshme për krijimin e një fronti të përbashkët të një spektri të gjerë politik e qytetarë për t’i dhënë një rrugë të re Republikës së Kosovës. Kjo është rruga më e mirë dhe e vetme e veprimit dhe e ndryshimit. Ka edhe rrugë tjera, por ato nuk duhet ndjekur pa e provuar ketë, pasi kjo është më e pa dhimbshmja për qytetarët tanë. Ta bëjmë ndryshimin pa hile, ne, tri partitë opozitare nëse nuk na ka kapur edhe ne, mania e pushtetit personal si i ka kapur Isa & Hashimin. Mania e pushtetit personal si e kemi parë deri më tani, nuk prodhon rend demokratik e as shtet të së drejtës.
Opozita e Bashkuar, me punën e saj të derisotshme ka arritur rezultate të kënaqshme, ndonëse jo e mjaftueshme për t’i detyruar shkelësit e Kushtetutës që të dorëhiqen e t’i pranojnë zgjedhjet për zgjidhje edhe pse ky koalicion qeverisës nuk e ka asnjë kredi për të përfaqësuar e udhëhequr me vendin. Qeveria ka dështuar në të gjithë segmente t e jetës institucionale. Është fakt i pamohueshëm se Kryeministri e vartësi i tij, si dhe krerët tjerë të institucioneve kurrë nuk kanë pasur mbështetje më të vogël qytetare (mbështetja për ta është nën 15%), por as kjo nuk po mjafton që ky pushtet i kalbur në çdo pore të jetës të bie. Një nga arsyet e kësaj është se as opozita e bashkuar nuk e ka besimin e qytetarëve për t’i bërë ndryshimet, ndonëse ka një mbështetje të fuqishme qytetare (e cila u tregua më 9 janar e 17 shkurt 2016). Qytetarët janë skeptik, prandaj ky skepticizëm duhet evituar me punë përkushtuese e të përbashkët për ndryshimin e kualitetit të qeverisjes. Kështu si jemi e sa jemi nuk mund ta bëjmë ndryshimin që i duhet vendit tonë. Duhet të provojmë që të ndryshojmë ne, para se t’i “ndryshojmë” qytetarët. Për ndryse, qeveritaret e tashëm kanë ndërtuar një skemë piramidale të mashtrimeve e cila në të ardhmen e ofertë rrezikon falimenti min e shtetit. Edhe loja e turpshme me listat e “veteranëve” është në shërbim të mashtrimit e falimentimit. Nuk ka asnjë dyshim, Komisioni i Qeverisë duhet të vihet para përgjegjësisë e drejtësisë për shkak të nëpërkëmbjes se idesë së lirisë dhe veprës së çlirimit.
Ne një situatë të tillë, partitë opozitare duhet të vihen në kërkim të një organizimi të ri opozitarë, i cili do të krijonte një moment të ri që do të ndihmonte për të marrë besimin e qytetarëve e të shoqërisë civile dhe kështu të krijohet fryma e besimit në fitore. Ketë frymë ende nuk e kemi krijuar dhe mund ta krijojmë vetëm të bashkuar pa hile, pa kleçka primitive politikaneske. Ketë frymë duhet ta krijojmë ne dhe askush tjetër.
Kjo nuk është e pa arritshme, por duhet të hiqet dorë nga kapja e opozitës që pastaj të kapet shteti, siç e kanë kapur krerët e partive të koalicionit Mustafa & Thaçi. Është e domosdoshme ç’kapj a e shtetit, për t’ia kthyer atë ligjit. Për një periudhë katër vjeçare emergjente është e domosdoshme që opozita e bashkuar të mendoj për një qeverisje ndryshe, për një qeverisje te një kualitetit të lartë, vërtetë atdhetar, e cila do të duhej ta kthej besimin te qytetarët te politika dhe përgjegjësia publike, të bijtë e vet që i donë pa hile ata dhe shtetin. Qytetarët duhet të binden se këtu ka njerëz që donë, dinë dhe kanë qellim qeverisjen në shërbim të tyre. Katër vjet janë periudhë e mjaftueshme për t’i qitur gjerat në binarë të duhura dhe për të projektuar rrugën sesi do të ecim tutje. Këto ndryshime nuk behën me ata që mendojnë se me ta fillin historia e këtij vendi dhe e këtij populli, me njerëz që mendojnë se u mjafton vetvetja dhe s’kanë nevojë për aleatë e partner. Kemi nevojë për një mbështetje të fuqishme qytetare nga brenda, por edhe për mbështetje nga jashtë. Ende nuk mund të themi se e kemi rritur besueshmërinë e ndryshimit demokratik, për forcimin e shtetit të së drejtës.
Nëse partitë politike opozitare, nuk janë në gjendje të merren vesh për një individ rreth të cilit do të rreshtoheshin, le të krijohet një trupë e përbashkët prej tre a më shumë njerëzve, i cili trupë do të qeveriste sipas një platforme e programi të përbashkët. Sipas kësaj platforme, për çështjet më vitale do të duhej të pajtoheshin krerët e partive që e përbëjnë koalicionin. Kjo trupë do të duhej që në çdo tre muaj t’i bënte vlerësimet dhe orientimit e më tejshme. Nëse qëllimi i opozitës së bashkuar është, krijimi i institucioneve të përgjegjshme e të besueshme, qeverisja e mirë, shteti i se drejtës dhe zhvillimi i vendit, pse mos ta gjejmë çelësin për të arritur ketë qellim. Por kjo nuk arrihet pa pasur qellim parësor ndryshimin dhe qeverisjen e mirë. Jam i bindur se kjo është lehtë e mundshme, por kërkohet vull net e përkushtim për ti shërbyer kombit e shtetit. Pasi unë besoj se populli ynë ka njerëz që e donë dhe dinë të qeverisin me përkushtim, por njerëzit e tille duhet kërkuar me durim e përkushtim.
Kështu si jemi, ndonëse jemi mjaftë mirë (si opozitë), nuk besoj që mund t’i bëjmë hapat e duhur për ndryshime që i kërkon vendi dhe qytetari ynë. Kjo që kemi bërë deri më tani, ishte dhe është punë e mirë, por e pa mjaftueshme për të arritur qëllimin. Ndryshimi është i mundshëm, por jo duke ecur në gjurmët e Mustafës e të Thaçit. Loja me njisha ose unë i pari me çdo kusht duhet të përfundoj, pasi ketë lojë të pistë veç e kemi parë që sa vite dhe diçka e tillë nuk i duhet askujt. Nëse nuk dëshirojmë të jemi paterica të partive te koalicionit, të partive që kanë degraduar gjithçka në jetën tonë politike, publike e institucionale, për tu bërë pjesë e krimit dhe e korrupsionit apo edhe e kapjes se shtetit duhe t të ndërpritet njëherë e mirë. Opozita nuk guxon të lejoj të katandiset ashtu siç u katandisë LDK-ja e Isa Mustafës kur bëri koalicion me Thaçin. Realiteti është duke e kërkuar një bashkim përtej partive opozitare, të cilat nuk janë të vetëmjaftueshme për t’i bërë ndryshimet e shumëpritura.
Një frymë e re politike e demokratike duhet të shtrihet në jetën politike e institucionale në Republikën tonë! Po çështja është a mund të jemi ne, ata të duhurit! Nëse nuk jemi, mund të bëhemi, por duhet vullnet politik, intelektual e atdhetar, na duhet një mirëkuptim i ri! Dhe ai vullnet nuk duhet t’i mungojë asnjë lideri opozitar.
Opozita e bashkuar duhet ta formoj trupën e përbashkët për platformën e veprimit dhe Programin qeverisës të harmonizuar në detale dhe të dakorduar për çdo imtësi. Bashkimi rreth një qëllimi të lartë dhe një programi të qartë, është domosdoshmëri nëse qëllim kemi ndryshimin në qeverisje e jo ndërrimin e “kuajve” të karrocës. Ne, duhet t’ua kthejmë qytetarëve tanë besimin se këtu ia vlen të jetohet, të punohet, të arsimohet e të kërkohet shërbimi shëndetësor me besim e siguri, se këtu do të ketë siguri për punë, jetë e mirëqenie! Se këtu mund të funksionoj “Zemra” e “shpirti” i shtetit – Sistemi i Drejtësisë, i cili tani është katandisur si është më së keqi! Në këto troje ka funksionuar drejtësia tradicionale, pse mos të funksionoj edhe Drejtësia e kohës?
Ne, duhet të jemi krejt të sinqertë si me njëri tjetrin ashtu edhe me qytetarët!
Vendi ynë, Republika e Kosovës dhe njerëzit tanë e meritojnë ketë! Madje ne, ketë ua kemi borxh njerëzve që na kanë mbështetur e vazhdojnë të na mbështesin, por edhe të atyre që janë të zhgënjyer në politikë bërjen! Ata e presin ketë nga ne! Mos t’i shërbejmë zhgënjimit qytetarë se këtu nuk mund të ndryshohet e as të jetohet me dinjitet e mirëqenie. Ky vend ka pasuri, që njerëzit të jetojnë më dinjitet!
Besimin mund dhe duhet t’ua kthejmë qytetarëve tanë, por paraprakisht duhet të lirohemi nga egoja për pushtet personal të cilitdo nga ne!