DYLON

Krasniqi: Kosova nuk ka arsye të shkojë në zgjedhje të reja

Avatar photo Redaksia

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tash deputet nga radhët e Nismës për Kosovën, ka thënë se Kosova nuk ka arsye të shkojë në zgjedhje të reja, pasi e ka koalicionin LDK-AAK-Nisma ili mund ta qeverisë vendin.

“Jemi të bindur se Kosova nuk ka asnjë arsye të shkojë në zgjedhje të reja. Kosova i ka bërë zgjedhjet dhe e ka koalicionin qeverisës”, është shprehur Krasniqi. Ai nuk është i pajtimit me konstatimin e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, se koalicioni pas zgjedhor LDK-AAK- Nisma është një “besëlidhje e inatit”.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se ky koalicion është formuar për mirëqeverisje.

“Jam i bindur se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë dhe e meritojnë një qeverisje ndryshe nga ajo që e kishim. Kosova ka nevojë për qeverisje të mirë e të përgjegjshme”, ka thënë Krasniqi për Epoken e Re.

Ish-zëdhënësi i UCK-së, Jakup Krasniqi ka folur edhe për raportin e Wllamsonit. Ai ka vlerësuar se pretendimet e raportit të prokurorit Williamson për krime lufte nga UCK-ja janë të shpifura dhe se, sipas tij, adresën e kanë në Beograd.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.