DYLON

Krasniqi: Korrupsioni në Kosovë është i thellë

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi ende beson se Kosova ka njerëz që e duan vendin dhe popullin e vet. Ai në thotë se fenomeni i korrupsionit në shoqërinë tonë është mjaftë i thellë. Madje sipas tij, korrupsioni nuk shfaqet vetëm në formën financiare, por edhe në formën morale, politike etj.

“Pa dashur të hyjë në polemikat për korrupsionin e ligës së parë e të dytë, ajo që duhet të thuhet është se fenomeni i korrupsionit në shoqërinë tonë është mjaftë i thellë. Madje ai nuk shfaqet vetëm në formën financiare, por edhe në formën morale, politike etj.

EkoHigjiena

Problemi është: A jemi të gatshëm si politikë, vendit dhe popullit tonë, t’ia dhamë drejtimin e duhur, pas gjithë shfaqjeve të shëmtuara te këtyre 15 viteve? A mund ta gjejmë një ekip të njerëzve të dijshëm, të dinjitetshëm e të përgjegjshëm që e benë kthesën e duhur për ketë vend. Kjo është çështja kryesore sot që kërkon zgjidhje të shpejtë! Unë akoma besoj që në Kosovë ka njerëz që e duan vendin dhe popullin e vet!”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.