Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi e ka quajtur të ngutshëm ratifikimin e marrëveshjes së 19 prillit nga Kuvendi i Kosovës. Ai ka thënë se Kuvendi nuk ka pasur informata të mjaftueshme pë këtë marrëveshje.
”Ka pasur ngutje por ndoshta e ardhmja mund t”i arsyetojë, mirëpo e tashmja nuk i arsyeton”, tha Krasniqi. Këto komente ai i bëri në konferencën e fundvitit ku prezantoi punën e institucionit që drejton gjatë vitit 2013.