DYLON

Krasniqi: Dëshmitarët mund të mbrohen edhe në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se dëshmitarët mund të mbrohen edhe në Kosovë dhe kjo nuk është thelbësore për themelimin e Speciales. Për deklaratat e drejtorit ekzekutiv të Human Rights Watch, Kenneth Roth, se Gjykata Speciale duhet të themelohet për shkak se dëshmitarët nuk janë të mbrojtur në Kosovë, Jakup Krasniqi ka thënë se kjo nuk është arsye që gjykata të themelohet.

I kontaktuar nga Indeksonline, Krasniqi ka thënë se dëshmitarët mund të mbrohen edhe në Kosovë dhe kjo nuk është thelbësore për themelimin e Speciales.

EkoHigjiena

“Unë nuk mendoj që do të duhej të ishte bazë e fortë se dëshmitarët nuk mund të mbrohen në Kosovë, sepse ata mund të mbrohen edhe në Kosovë edhe jashtë saj. Nuk është diçka thelbësore çështja e dëshmitarëve”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.