DYLON

Krasniqi: Derbi luhet e ‘luftohet’ për t’u fituar

Krasniqi: Derbi luhet e ‘luftohet’ për t’u fituar
Avatar photo Redaksia

Të dielën zhvillohet ndeshja e xhiros së 8-të e këtij edicioni të Superligës së Kosovës në futboll, ku do të takohen rivalët e qytetit, FC Drita – SC Gjilani.

Në prag të ndeshjes foli edhe futbollisti, Blerim Krasniqi i cili  tha se derbi luhet e ‘luftohet’ për t’u fituar, gjersa shpreson t’i marrin tri pikë.

EkoHigjiena

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sikur gjitha ndeshjet e tjera. Duhet të marrim maksimumin nga derbi. Derbi është një ndeshje që luftohet nga të dyja ekipet, do të japim gjithçka në fushë, të bëjmë maksimumin dhe t’i marrim tri pikë”, ka thënë Krasniqi.

Ndeshja FC Drita – SC Gjilani zhvillohet nesër, e diel ora 15:00, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.