DYLON

Krasniqi: Absurditeti i një votimi

Avatar photo Redaksia

Ish kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë see sot opozita në Kuvendin e Kosovës me anën e mocionit procedural, shumë përmbajtjesor ia çjerri maskën koalicionit qeveritar që udhëhiqet nga LDK-ja.

ja postimi i plotë i Krasnqiit në rpfilin e tij:

EkoHigjiena

“Sot opozita në Kuvendin e Kosovës me anën e një mocioni procedural, shumë përmbajtjesor ia çjerri maskën koalicionit qeveritar që udhëhiqet nga LDK-ja, e cila nuk u tregua e gatshme që me anë të një Rezolute, Kuvendi i Kosovës ta dënonte Gjenocidin serb të kryer në Kosovë gjatë viteve 1998/99???!!! Kjo politikë e turpit nuk po nisë nga sot!
Faza e parë e një absurditeti të turpshëm u krye, u krye goxha me turp. Një fjalë thotë: “Turpi me bukë nuk hahet”.
A do të kryhet edhe faza e dytë e absurditetit të turpshëm, pritet të shihet, por unë nuk dyshoj, pasi kjo përbërje e Kuvendit tonë, dinë dhe mund të merr vetëm vendime absurde e të turpshme.
Edhe një herë u vërtetua se Kosova jo vetëm që ishte rast “sui generis”, por edhe deputetet i ka “sui generis”, një lloj tepër i veçantë njerëzor të pa integritet!
Zoti e shpëtoftë ketë vend dhe njerëzit e saj të mirë!”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.