DYLON

Krasniqi: A po frikësohet vërtetë, ujku Vuciq

Avatar photo Redaksia

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit serb, Aleksandër Vuqic, i cili ka thënë se po ndien diçka jo të mirë në Ballkanin Perëndimor.

Lexoni të plotë reagimin e Krasniqit.

EkoHigjiena

“ A po frikësohet vërtetë, ujku Vuciq i shndërruar në ‘qengj’, kur po thotë: ‘Shoh dhe ndiej diçka që shkon jo mirë në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk kemi nevojë për protesta, nuk kemi nevojë për destabilitet’.

Nëse kjo është e vërtetë, siç po thotë nxënësi i Milloshit dhe i Sheshelit, i cili ishte argat i angazhuar mirë në së paku tri lufta, nga të cilat, gjer me sot se kemi parë te distancohet a të bënë një kërkim falje formale. Politika që ai udhëheq ndaj Kosovës së lirë e të pavarur, flet shumë. Është shenjë i mirë pasi politikat e gruevskëve nuk do të ‘mbështeten’ as në Maqedoni e as në Serbi. Mbase ai mund të ketë frikë nga Protestat e ndonjë Zaevi serb?!

Gruevski, nuk e ka planifikuar dhe organizuar Kumanovën për të përfunduar ashtu si përfundoi, e ka filluar që të shndërrohet në konflikt nder etnik për të realizuar atë që u dëgjua të thotë Jankollovska në përgjimet e publikuara nga opozita, për ‘zhdukjen e shqiptarëve’, që ajo i quante me një emër tepër përçmues. Ai nuk e ka organizuar Kumanovën për të pësuar disfatë, por për të përjetësuar qeverisjen e tij. Kumanova po i kthehet si bumerang!

Prandaj, e them me bindje se nëse nuk ka plane e projekte të hartuara për zhdukjen e shqiptarëve, te cilat plane kanë ndezur disa luftëra të përcjella me gjenocid, paqja është e siguruar në Ballkan! Por derisa të ketë Gruevska te millosheviqizuar, rreziku do të vazhdoj të jetë permanent.

Nëse në Ballkanin tonë do të ketë Drejtësi e barazi mes kombeve, liria, paqja dhe siguria janë të garantuara!”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.