KQZ-së sa kohë i duhet për biseda me kurbetçarët?!

KQZ-së sa kohë i duhet për biseda me kurbetçarët?!

KQZ-ja mund t’i rregulloj formularët (fletëvotimet) për votime të kurbetçarëve me rubrikë që kanë imel-adresën dhe numrin personal të letërnjoftimit që mjafton për identifikim në rast të dyshimit, por, assesi nuk ka të drejtë as mundësi t’ju bëjë kurbetçarëve telefonata.

Shkruan: Sami ARIFI

Ja pse! Janë afërsisht 40 përqind të popullatës së Kosovës gurbetçarë në shtete me punë jashtë Kosovës që mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit. Ata (kurbetçarët) nuk votojnë si familje, por votojnë si individ, meqë e drejta e votës është e drejtë elementare individuale në votimet demokratike.

Nuk është e patjetërsueshme hapja e telefonatës për kurbetçarët nga thirrja e KQZ-së, meqë kjo është çështje personale e drejtës së çdo individi, që do apo nuk do të komunikoj me ndonjë individ apo organ që nuk ka përgjegjësi ligjore ndaj atij organi për të bërë telefonatë.

Njerëzit me punë në shtetet perëndimore punojnë në ndërrime, prandaj edhe po qe se deshtën t‘ju përgjigjen telefonatave nuk i kanë mundësitë.

Po supozojmë se kurbetçarët po iu përgjigjen telefonatave të KQZ-së, por shtrohet pyetja sa kohë i nevojitet KQZ-së me komunikuar me 40 përqind të popullatës që gjenden me punë jashtë Kosovës, poqese zgjatë biseda me ta vetën nga 3 minuta.

Vendimi i tillë i KQZ-së, jo vetëm që është i paligjshëm dhe jokushtetues, por, në rastin e tillë për një shtet demokratik të mirëfilltë, prokuroria do të ndiqte përgjegjësinë për këtë vendim të çoroditur të KQZ-së për të zbardhur nxitjen e këtij vendimi të marr që mundë të jetë ndonjë pagesë e paligjshme e majshme, në formë ryshfeti për dikë në KQZ!

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE