Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, për Kryetarë të Komunave, si dhe do të përsëriten votimet e raundit të parë edhe në 3 Vendvotime në Komunën e Zveçanit që do të mbahet me 1 dhjetor.
Kështu deklaroi për Radio Kosovën, zëdhënsi i KQZ-së, Valmir Elezi, sipas të cilit në raundin e dytë të zgjedhjeve shkojnë 25 komuna të Kosovës.
“Në 25 komuna të Republikës së Kosovës do të mbahet ky raund, në gjithsej 594 Qendra të Votimit me 1 816 Vendvotime. Numri i votuesve në Listën Përfundimtare të Votuesve në këto 25 komuna është: 1 371 524 “, theksoi Elezi.