DYLON

KQZ fillon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 28 dhjetor 2025

KQZ fillon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 28 dhjetor 2025
Avatar photo Redaksia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 81-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e afateve kohore të aktiviteteve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovë, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

EkoHigjiena

Sipas vendimit të KQZ-së, afatet e miratuara janë si në vijim:

–            KQZ merr vendim për caktimin e kufizimit të shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve më së voni deri më 24 nëntor 2025;

–            Afati për deklarimin e partive politike për mospjesëmarrje në zgjedhjeve fillon më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025;

–            Afati për deklarimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve do të fillojë më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025;

–            Afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje do të fillojë më 24 nëntor 2025 dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025;

–            Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara do të fillojë më 24 nëntor 2025 dhe do të përfundohë më 7 dhjetor 2025;

–            Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të mbahet më 8 dhjetor 2025;

–            Emërimi i anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve do të bëhet më 26 nëntor 2025;

–            KQZ publikon listën e Qendrave të Votimit më 25 nëntor 2025;

–            KQZ miraton dhe publikon listën e Qendrave Komunale të Numërimit më 25 nëntor 2025;

–            Periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit do të fillojë më 26 nëntor 2025 dhe do të përfundojë më 6 dhjetor 2025;

–            Periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese dhe për konfirmim do të fillojë më 26 nëntor dhe do të përfundojë më 6 dhjetor 2025;

–             Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 26 nëntor dhe do të përfundojë më 6 dhjetor 2025;

–            KQZ certifikon listën votuese brenda dhe jashtë Kosovës më 10 dhjetor 2025;

–            Periudha e votimit përmes postës do të fillojë më 12 dhjetor dhe do të përfundojë më 27 dhjetor 2025;

–            Fushata zgjedhore për subjektet politike të certfikuara do të fillojë më 17 dhjetor dhe do të përfundojë më 28 dhjetor 2025, në orën 06:59;

–            Periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta do të fillojë më 11 dhjetor dhe do të përfundojë më 21 dhjetor 2025;

–            Emërimi i Këshillave të Vendvotimeve në Kosovë do të bëhet më së voni më 16 dhjetor 2025;

–            Emërimi i Këshillave të Vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike do të bëhet më së voni më 16 dhjetor 2025;

–            Periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve fillon më 5 dhjetor dhe do të përfundojë më 20 dhjetor 2025. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.