DYLON

KQZ certifikon rezultatet e 37 Kuvende Komunale dhe shpallë rezultatet e raundit të dytë për Kryetarë të 18 komunave

KQZ certifikon rezultatet e 37 Kuvende Komunale dhe shpallë rezultatet e raundit të dytë për Kryetarë të 18 komunave
Avatar photo Redaksia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 81-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

I.       Certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për 37 Kuvendet Komunale:

EkoHigjiena

Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për certifikimin e rezultatave përfundimtare të zgjedhjeve për 37 Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor 2025.Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për këto komuna. Rezultatet u certifikuan për këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Në këtë vendim të KQZ-së, nuk përfshihet rezultati i zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Istogut, pasi Gjykata Supreme ka kthyer në PZAP për rivendosje ankesën e një kandidati për anëtar të Kuvendit të kësaj komune.

II.     Shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave:

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjve për Kryetarë të 18 komunave, të cilat u mbajtën më 9 nëntor 2025. Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për ditën e zgjedhjeve. Rezultatet u shpallën për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Pas shpalljes së rezultateve, duke filluar nga dita e premte (21 nëntor 2025, ora 16:00) subjektet politike të certifikuara dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre ndaj këtyre rezultateve në afat brenda 48 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.