DYLON

KQZ certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e e Kosovës, 7 qershor 2026

KQZ certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e e Kosovës, 7 qershor 2026
Avatar photo Redaksia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor 2026. Certifikimi i rezultateve u bë në ditën e tridhjetë e njëtë pas ditës së zgjedhjeve.

EkoHigjiena

Para certifikimit, kryesuesi Radoniqi njoftoi se PZAP dhe Gjykata Supreme kanë përfunduar me trajtimin e ankesave të parashtruara në këto institucione kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 27 qershor 2026. Këto vendime nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, pasi 5 ankesat e parashtruara janë refuzuar.

Po ashtu, kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi njoftoi se ka pranuar njoftimet nga dy kandidatët e zgjedhur nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj, se tërhiqen nga pranimi i mandatit të deputetit. Dy kandidatët e zgjedhur u zëvendësuan me kandidatët e radhës, Bekë Berisha dhe Burim Ramandani.

Rezultatet e certifikuara të KQZ-së janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, në hapësirën Rezultatet e Zgjedhjeve ose në këtë vegzë: https://kqz-ks.org/rezultatet/zgjedhjet-per-kuvend-te-kosoves/  

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 7 qershor 2026, morën pjesë 21 subjekte politike, prej të cilave: 17 parti politike; 3 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për deputetë ishte 902 kandidatë, njofton KQZ. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.