Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 46-të për vitin 2014 të kryesuar nga kryetarja, znj. Valdete Daka. Në këtë mbledhje KQZ njëzëri (me 11 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim) certifikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 8 qershor 2014.
KQZ-ja ka njoftuar se Vlora Çitaku dhe Liburn Aliu, të cilët e kanë fituar mandatin e deputetëve në zgjedhjet e 8 qershorit, kanë hequr dorë nga mandatet e tyre dhe ata do të zëvendësohen nga kandidatët, që janë në radhë me vota për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, transmeton RTK.
REZULTATET NË NIVEL VENDI
58 PDK, PD, LB, PSHDK, PKK 222.181 vota ose 30,38%
54 LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 184.594 ose 25,24%
35 LËVIZJA VETËVENDOSJE! 99.398 ose 13,59%
44 ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS 69.793 ose 9,54%
38 SRPSKA LISTA 38.199 ose 5,22%
59 NISMA PËR KOSOVËN 37.680 ose 5,15%
40 ALEANCA KOSOVA E RE 34.170 ose 4,67%
57 KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI 7.424 ose 1,02%
36 KOALICIJA VAKAT 6.476 ose 0,89%
33 PROGRESIVNA DEMOKRATSKA STRANKA 5.973 ose 0,82%
32 PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKANLIVE TË KOSOVËS 3.335 ose 0,46%
46 NOVA DEMOKRATSKA STRANKA 2.837 ose 0,39%
52 KOSOVA TÜRK ADALET PARTISI 2.349 ose 0,32%
31 PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE 1.960 ose 0,27%
39 POKRET ZA DEMOKRATSKI PROSPERITET 1.787 ose 0,24%
49 PARTIA E ASHKALINJEVE PER INTEGRIM 1.583 ose 0,22%
47 INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS 1.456 ose 0,20%
51 CENTAR DEMOKRATSKE UNIJE 1.298 ose 0,18%
48 KOALICIJA ZA GORA 1.193 ose 0,16%
37 PARTIA E FORTË 1.142 ose 0,16%
50 STRANKA DEMOKRATSKE AKCIJE 1.095 ose 0,15%
43 BOŠNJAČKA JEDINSTVENA LISTA 860 ose 0,12%
45 HASAN GASHI 775 ose 0,11%
55 POKRET ZA GORA 754 ose 0,10%
53 BOŠNJAČKA STRANKA DEMOKRATSKE AKCIJE KOSOVA 702 ose 0,10%
42 KOSOVAKI NEVI ROMANI PARTIA 645 ose 0,09%
34 PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS 642 ose 0,09%
56 SAMOSTALNA LIBERALNA STRANKA 379 ose 0,05%
41 SOCIJALDEMOKRATIJA 325 ose 0,04%
60 LËVIZJA GRUPIMI TRADICIONAL SHQIPTAR 243 ose 0,03%