DYLON

KQSHM: Kalueshmëria në afatin e gushtit 56. 7 për qind

Avatar photo Redaksia

Komisioni Qendror Shetëror i Maturës (KQShM), ka bërë publikimin e rezultateve të Provimit të Maturës Shtetërore 2015 në afatin e gushtit, ku provimit në këtë afat i janë nënshtruar 14.691 maturantë, ndërsa kalueshmëria është 8. 296, apo 56.7 përqind.

Kryetari i KQShM-së, Azem Guri, ka vlerësuar se procesi i Provimit të Maturës këtë vit ka qenë i suksesshëm dhe në përputhje me kriteret, të cilat i ka përcaktuar KQShM.

EkoHigjiena

“KQShM ka qenë mjaft e fokusuar në administrimin e mirë të Provimit të Maturës, prandaj vlerësojmë se administrimi edhe në afatin e parë, por edhe në afatin e gushtit ka qenë mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga Komisioni. Kjo është Matura e fundit që organizhet me Ligjin në fuqi, për arsye se gjatë këtyre muajve Ligji i ri i Maturës pritet që të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe mbi bazën e tij të organizojmë Maturën e radhës”, ka theksuar ai.

Z. Guri, po ashtu, ka vlerësuar rolin e mediave në prezantimin që i kanë bërë procesit të maturës, në të dy afatet.

Ndryshe, kalueshmëria në gjimnaze është 73.5 përqind, ndërsa në shkollat e mesme profesionale 51.8 përqind. Numri i përgjithshëm i maturantëve, të cilët kanë kaluar provimin, përfshirë edhe afatin e qershorit është 25. 551 maturantë apo 79.9 përqind, ndërsa numri i maturantëve, të cilët nuk e kanë kaluar është 6. 463 maturantë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.