/2L ONLINE/ – Drejtori i Departamentit të Prokurimit, Salih Kqiku, në konferencën e sotme për media, ka prezantuar punën 12-mujore për vitin 2015, duke e vlerësuar tejet të rëndësishme dhe të suksesshme në shërbim të qytetarëve me menaxhim të mirë të parasë publike.
Kqiku ka thënë se për periudhen janar – dhjetor të vitit 2015 janë udhëhequr 124 aktivitetet të prokurimit, prej tyre me procedurë të hapur 77 aktivitete, konkurse projektimi 3 aktivitete, ftesa për kuotim 29, vlera minimale 13, ankande publike 2, sikurse edhe një për partneritet publiko-privat.
Ai theksoi se në muajin shkurt 2015 është dorëzuar raporti i monitorimit të prokurimit publik për komunen e Gjilanit nga Instituti demokratik i Kosovës dhe pas analizave të bëra nga ky monitorim i KDI-së, komuna e Gjilanit është shpallur komuna më e mirë në rregullsinë e proceseve të prokurimit publik.
Drejtori Kqiku ka pohuar se në vazhdimësi kanë pranuar raportet nga Organet Mbikqyrëse lidhur me realizimin e projekteve, duke shtuar se është bërë edhe menaxhimi financiar i projekteve të realizuara në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal, duke përgatitur raportet mbi gjendjen dhe rrjedhjen e projekteve (anën financiare dhe anën ekzekutive të projekteve).
“Gjithashtu, janë zhvilluar procedurat tenderuese dhe janë nënshkruar kontratat për projektet e financuara nga Ministria e Infrastrukturës, ku për asfaltimin e rrugëve në fshatra, janë nënshkruar dhjetë (10) kontrata në vlerë 895,815.66 € .ër projektet në qytet, të financuara nga MI janë nënshkruar kontratat për gjashtë (6) projekte në vlerë 1,384,594.90€”, ka shtuar Kqiku.
Drejtori I këtij departamenti ka theksuar se janë udhëhequr procedurat tenderuese për projektin e PPP-së “Rregullimi i infrastrukturë së kompleksit te shkollat e mesme”, ku dhe është nënshkruar kontrata.
Ndërkohë, drejtori i Prokurimit ka konfirmuar se ka pasur raste edhe kur kanë shkëputur kontrata, pasi disa operatorë nuk ka kanë kryer punët si duhet.
“Toleranca ndaj operatorëve që nuk i kryejnë punët sipas kontratës do të jetë zero”, ka thënë Kqiku. Krejt në fund, Kqiku tha se njoftimet për kontrata, njoftimet për dhënie të kontratës dhe njoftimet tjera, janë bërë gjithmonë me kohë në ueb faqen qyrtare të Komunës, sikur edhe në KRPP. /2L ONLINE/