DYLON

KPUMM rekomandon qasjen në planin rregullues “Qendra 4”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Komiteti për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit (KUMM) ka miratuar të martën, në takimin e parë të punës për pjesën e dytë të këtij viti, propozim-vendimin për revidimin e planit rregullues të hollësishëm ‘Qendra 4’, derisa propozim-rregulloren për leje mjedisore e ka shtyrë për takimin e radhës.

Valon Shefkiu, drejtor për Urbanizëm, ka thënë se “Qendra 4” përfshin një sipërfaqe prej 28 hektarësh, që fillon nga rreth-rrotullimi te xhamia e vogël dhe shtrihet deri te Fabrika e Radiatorëve, ish-Kombinati i tekstilit si dhe rruga e Preshevës.

EkoHigjiena

Riorganizimi i hapësirës bëhet me qëllim të krijimit të kushteve dhe mundësive për ndërtim të planifikuar, ka thënë Shefkiu, duke nënvizuar se në këtë pjesë të qendrës duhet të lejohet ndërtimi i lartë, si mundësi për zhvillim më të mirë dhen si nevojë për mbrojtjen e tokës.

Propozimi për qasje në këtë zonë, është përkrahur edhe nga opozita. Florina Zymberi (PDK) ka kërkuar që në proces të përfshihen edhe pronarët dhe grupet e interesit.

Murat Hoxha, kryesues i KPUMM ka thënë se ne do ta japim kontributin tonë edhe gjatë fazës së planifikimit, ku do të organizohen edhe debatet me publikun. KPUMM ka e ka shtyrë për takimin e radhës propozim-rregulloren për leje mjedisore, për t`i siguruar që është e harmonizuar me ligjin dhe udhëzimet administrative dhe duke kërkuar që të jetë më e arsyetuar te pjesa e taksave.

Fehmi Agushi, zyrtar për Mjedis, tha se kjo rregullore është e nevojshme me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të ndikimeve negative në mjedis. Komuna është autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së dhënies së lejes mjedisore, ka thënë ai. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.