DYLON
Vizitë institucionale, KPK - Prokurori

KPK viziton Prokurorinë në Gjilan, kryeprokurori Kadriu prezanton rezultatet dhe sfidat e punës

KPK viziton Prokurorinë në Gjilan, kryeprokurori Kadriu prezanton rezultatet dhe sfidat e punës
Avatar photo Redaksia
Kryesuesi Arian Gashi tha se do të shqyrtohen kërkesat për më shumë resurse njerëzore, mbështetje logjistike dhe rritje të efikasitetit në trajtimin e lëndëve

Në kuadër të angazhimeve për forcimin e koordinimit ndërmjet Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe prokurorive të vendit, Kryesuesi i KPK-së, z. Arian Gashi, i shoqëruar nga anëtarët e Këshillit, znj. Elza Bajrami – Kastrati, znj. Arlinda Muqa dhe z. Visar Krasniqi, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Prokurorinë Themelore në Gjilan, të cilët u prit nga Kryeprokurori, z. Arben Kadriu, së bashku me prokurorët e kësaj prokurori.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit kanë diskutuar për funksionimin e përditshëm të prokurorisë, rezultatet e arritura dhe sfidat që ndikojnë në efikasitetin e punës.

EkoHigjiena

Kryesuesi Gashi, theksoi se vizitat në prokurori kanë për qëllim forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe vlerësimin nga afër të zbatimit të politikave të KPK-së, duke siguruar që monitorimi të shërbejë si mekanizëm për rritjen e cilësisë, llogaridhënies dhe performancës në sistemin prokurorial.

Në diskutim u identifikuan edhe nevojat prioritare të Prokurorisë Themelore në Gjilan, veçanërisht në aspektin e resurseve njerëzore, mbështetjes logjistike dhe administrative, ku Kryesuesi Gashi, shprehu gatishmërinë për të adresuar këto kërkesa në funksion të përmirësimit të kushteve të punës.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rritjes së efikasitetit në trajtimin e lëndëve dhe përshpejtimit të procedurave, me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe garantimin e një shërbimi më efektiv për publikun.

Nga ana e tij, Kryeprokurori Kadriu prezantoi rezultatet e fundit të punës dhe angazhimin e vazhdueshëm të prokurorëve për përmbushjen e objektivave institucionale, pavarësisht sfidave me të cilat përballen në praktikë.

Kjo vizitë rikonfirmon përkushtimin e Këshillit Prokurorial për të qenë një partner aktiv dhe mbështetës i drejtpërdrejtë i prokurorive, në funksion të avancimit të sundimit të ligjit dhe forcimit të sistemit prokurorial në Republikën e Kosovës, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.