DYLON

KPK propozon Zejnullah Gashin për dekretim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

KPK propozon Zejnullah Gashin për dekretim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit
Avatar photo Redaksia

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) nën udhëheqjen e Kryesuesit Arian Gashi, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtua ecuria e procedurës për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit dhe u zhvillua procesi i votimit për nominimin e kandidatit që do t’i propozohet për emërim Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, me këtë rast njoftoi se brenda afatit ligjor të përcaktuar me konkurs janë pranuar pesë aplikacione, përkatësisht nga kandidatët: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi, si dhe bëri të ditur se, pas shqyrtimit të aplikacioneve nga Sekretariati i KPK-së, është konstatuar se të gjithë kandidatët kanë përmbushur kushtet e parapara për aplikim.

EkoHigjiena

“Kandidatët i janë nënshtruar procesit të intervistimit dhe vlerësimit nga paneli vlerësues, ndërsa rezultatet janë përllogaritur dhe publikuar në pajtim me procedurat e konkursit. Kandidatët kanë pranuar edhe kopjet e vlerësimit përfundimtar nga të gjithë anëtarët e panelit vlerësues dhe kanë pasur të drejtën e ushtrimit të ankesës deri më 7 korrik 2026”, theksoi z.Gashi.

Pas shqyrtimit të Raporti final të Panelit Vlerësues, procesi i votimit për nominimin e Kryeprokurorit të Shtetit është zhvilluar me votim të fshehtë. Në këtë votim nuk mori pjesë anëtari i Këshillit, Milot Krasniqi, i cili deklaroi se abstenon nga pjesëmarrja në votim.

Pas përfundimit të votimit, Kryesuesi i KPK-së konstatoi se kandidati Zejnullah Gashi ka marrë pesë vota, ndërsa kandidati Rafet Halimi një votë.

Në përputhje me rezultatin e votimit, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nominuar Zejnullah Gashin për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe emri i tij do t’i propozohet Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës për emërim, në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.