DYLON

KPF – Viti, mban mbledhjen e radhës më 21 mars

KPF Viti
Avatar photo Redaksia

Mbledhja III-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, do të mbahet me datë 21.03.2017 ( e martë) duke filluar në ora 10,00.

Mbledhja do të mbahet në Zyrën e Drejtorit të Administratës, në Viti. Ndërkaq kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje kryesuesi Naim Pira propozon këtë

R e n d  d i t e

EkoHigjiena

1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e Komitetit për Politikë dhe Financa.
2. Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e autorizimit e kushteve për borxhin afatgjatë nga Qeveria e Austrisë dhe miratimin e projektit për furnizimin me ujë dhe rregullimin e kanalizimeve për të gjithë qytetaret e Komunës së Vitisë si dhe rehabilitimin dhe rregullimi i shtratit te lumit Morava dhe shtrimi i rrugëve fushore
3. Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër pronën e paluajtshme të Komunës Kompanisë KKDFE sha KEDS J.S.C për vendosjen e trafove elektrike.
4. Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e raportit të punës së Komitetit për Shërbime publike për periudhën Janar-Dhjetor të vitit 2016
5. Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e Planit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2017.
6. Informatë nga drejtoria e shërbimeve publike dhe emergjencë për Planin e Mobilitetit Urban.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.