DYLON

KPF rekomandon statutin e QKMF-së, PDK e bojkoton takimin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), të martën ka shqyrtuar propozim-vendimin për statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe e ka rekomanduar atë për Kuvend Komunal, që seancën e radhës e mban më 30 tetor.

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se mbledhja e KPF është ftuar pas konsultimeve që një ditë me parë ishin bërë me shefat e grupeve të këshilltarëve komunalë dhe ku ishte arritur pajtimi për të proceduar statutin e QKMF-së për mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal. Megjithatë, anëtarët e KPF nga radhët e PDK-së e kanë bojkotuar takimin e KPF-së.

EkoHigjiena

Në takimin me shefat e grupeve të këshilltarëve komunalë, një ditë më parë, sqarime rreth statutit të QKMF-së ka dhënë Zejdush Tahiri, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, i cili ka thënë se ky akt normativ është i njëjtë për të gjitha komunat e Kosovës.

Përkundër faktit se ne u pajtuam me të gjithë shefat e grupeve të këshilltarëve për të mbajtur mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, me një pikë të vetme, statuti i QKMF – së, përfaqësuesit e PDK-së e bojkotuan sot takimin, ka thënë Rexhepi-Bunjaku.

Projekt-statuti i QKMF-së ishte kthyer për disa sqarime. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.