DYLON

KPF rekomandon raportin financiar janar-qershor 2015

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), të hënën, në takimin e radhës, të cilin e ka kryesuar Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal raportin financiar për periudhën janar-qershor 2015, rekomandimin e Komitetit për Shëndetësi për emërtimin e QKMF-së, propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit nr 16-24249 si dhe vendimit nr 16-242555 të datës 15.03.2013, propozim-vendimin për emërimin e Komisionit për përcaktimin e lokacioneve dhe hapësirave publike për vendosjen e përmendoreve, propozim-vendimin për emërimin e Këshillit komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve brenda territorit të komunës si dhe tërësia etnike shqiptare. Po ashtu në këtë takim, janë dhënë informata për manifestimin “Flaka e Janarit 2015” si dhe për punën 6-mujore të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Ilmi Limoni, drejtor financiar, ka thënë se raporti pasqyron në detaje të hyrat dhe shpenzimet e kësaj periudhe, të cilat janë përafërsisht të njëjta me vitin e kaluar. Te tatimi në pronë është reflektuar vendimi i qeverisë për faljen e borxheve, megjithëse në krahasim me 6-mujorin e vjetëm, të hyrat janë më të mira, ka thënë Limoni.

EkoHigjiena

KPF e ka miratuar edhe propozimin e Komitetit për Shëndetësi, për emrin e QKMF-së me emrin e ish-mjekut Nagip Rexhepi, që në seancën e kaluar, siç tha kryesuesja Valentina Bunjaku-Rexhepi, nuk ishte shqyrtuar për shkak të procedurave.

Rezerva ka shprehur Bujar Nevzati (PDK), duke thënë se ky është një propozim politik. Gjilani nuk e ka vetëm një emër që të mos ketë edhe propozime tjera, ka thënë ai.

Edhe Nevzad Isufi (VV) tha se nuk kishte kundër emrit konkret, por sipas tij, paqartësi ka shkaku i mungesës së një rregulloreje për emërtime, sepse emërtimet nuk mund të bazohen te peticionet, siç thuhet në këtë rast se është nënshkruar nga punëtorët shëndetësorë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.