DYLON

KPF rekomandon për Kuvend të gjitha pikat e rendit të ditës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në mbledhjen e mbajtur sot të Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, janë rekomanduar të gjitha pikat e rendit të ditës për në seancën e radhës në Kuvendin e Komunës.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Bunjaku – Rexhepi, në fjalën e saj, ka thënë se KPF ka kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës për në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës që do të mbahet me datën 27 prill 2016.

EkoHigjiena

“Në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila do të mbahet me datën 27 prill 2016, janë rekomanduar me shumicë votash të gjitha pikat e rendit të ditës. Pikë e parë e rendit të ditës është raporti financiar janar – mars 2016, pastaj propozim vendimi për qasje në revidimin e Planit Zhvillimor Komunal “Gjilani 2015+”, propozim vbendimi për qasje në revidimin e Planit Rregullues Urban të Hollësishëm “Qendra – Z – 1” dhe propozim vendimi për lejimin e këmbimit të Pronës së paluajtshme Komunale me pronë të paluajtshme private për nevoja të Rrugës Qarkore sipas PRRU “Fidanishte”. Të gjitha këto pika të rendit të ditës janë diskutuar në KPF dhe presin edhe diskutimin në Kuvendin e Komunës në seancën e radhës”, ka thënë ndër të tjerash Bunjaku-Rexhepi.

Poashtu, para këtij Komiteti, ka bërë elaborimin e raportit financiar për periudhën janar-mars 2016, drejtori i Financave, Zijadin Maliqi, i cili ka potencuar të hyrat sipas planifikimit buxhetor, si dhe apelin për pagesën e Tatimit në Pronë, si një mundësi e mirë për qytetarët në mënyrë që të shfrytëzojnë amnestinë e borxheve. /2L ONLINE/