DYLON

KPF rekomandon për Kuvend raportin e punës së kryetarit për vitin 2024

KPF rekomandon për Kuvend raportin e punës së kryetarit për vitin 2024
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Gjilan, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, më mbledhjen III për këtë vit, ka rekomanduar për seancën e Kuvendit raportin e punës së kryetarit për vitin 2024, sikurse edhe raportin financiar për vitin fiskal 2024.

Në takimin e të martës, KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe raportin e Komisionit për emërtimin e rrugëve, raportin e komisionit për zgjedhjen e këshillave lokalë, raportin e komisionit për cilësinë e ajit, informatën për manifestimin “Flaka e Janarit 2025” e diskutimin për kontratat në vepër në Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

Komiteti për Poliktikë dhe Financa në Gjilan ka rekomanduar, po ashtu, edhe kërkesën e OVL UÇK-së për mbështetje financiare, kërkesën e Qendrës për Hulumtim dhe Zhvillim, kërkesën e organizatës LIZA-R, kërkesën për ndihmë direkte të familjes së dëshmorit Ibrahim Pacolli, kërkesën e një zyrtareje komunale për mbështjen për mjekim e atë për mbështetje për projektin me karakter socio-ekonomik.

KPF ka rekomanduar edhe kërkesën e kryesuesit Kadriu për diskutim për katalogimin e vendeve të punës në Gjilan, derisa nuk ka kaluar raporti i suksesit të nxënësve për vitin 2024, nën arsyetimin e mungesës së përfaqësuesve të DKA-së.

Në fund, anëtarët e KPF-së kanë aprovuar edhe kërkesën që pjesëtarët e FSK-së të lirohen nga pagesat e shërbimeve në shëndetësinë primare, e cila është arsyetuar nga Gentrit Murseli (LDK). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.