DYLON

KPF rekomandon për Kuvend propozim-buxhetin 2023, opozita nuk dakordohet për bartjen e pikave të mbetura nga seanca e kaluar  

KPF rekomandon për Kuvend propozim-buxhetin 2023, opozita nuk dakordohet për bartjen e pikave të mbetura nga seanca e kaluar  
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën drejtimin e Arianit Sadikut, kryesues i Kuvendit Komunal të gjilanit, ka mbajtur sot takimin e radhës, ku ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal propozim-buxhetin e Komunës së Gjilanit për vitin 2023, propozim-vendimin për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave lokalë, informatën për korrje-shirje si dhe raportin e komisionit për ndarjen e bursave.

Ndërkaq, kërkesa nga Policia e Kosovës për dhënien në shfrytëzim të objektit të ish-QKKM-së, nuk i mori votat e nevojshme për t`u rekomanduar në Kuvend, pasi opozita doli kundër, me arsyetim se në këtë objekt ka qenë e planifikuar hapja e një qendre regjionale stomatologjike.

EkoHigjiena

Opozita nuk ra dakord as për bartjen e pikave të mbetura nga seanca e tetë, me arsyetim se ajo seancë nuk është mbyllur dhe se duhet të vazhdohet.  

Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit tha se sidoqoftë, këto pika do të diskutohen në fillim të seancës së ardhshme dhe i mbetet Kuvendit të vendos për këtë. 

Ai ka kërkuar nga opozita, e cila e ka shumicën në KPF, që të mos e luajë arrogancën e numrave e ta bllokojë punën, por të jetë bashkëpunuese për interesa të qytetarëve, ndërkohë që opozita është përgjigjur duke thënë se ata janë në rolin e tyre dhe se nuk mund t`u lihet faji për dështim të seancës, shkaku i mungesës së kuorumit.

Përndryshe, nga seanca e kaluar kanë ngelur pa u shqyrtuar në Kuvend këto pika: raporti i kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2022, raporti i punës për vitin 2021 i Komisionit Komunal të Aksionarëve në kompanitë publike lokale “Higjiena”, “Stacioni i Autobusëve” dhe “Tregu”, vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve”, “Tregu” dhe KRM “Ecohigjiena” në Gjilan si dhe propozim-vendimi për shpalljen e interesit publik për pjesën e parcelës nr.309-0 ZK Stublinë, për hapjen e varrezës për groposjen e kafshëve të ngordhura.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.