DYLON

KPF miraton kërkesat e opozitës për të diskutuar për gjendjen në teatër dhe ndërtimet pa leje

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka miratuar të premten kërkesat e opozitës që në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, më 30 nëntor, të diskutohet për ndërtimet pa leje dhe gjendjen në teatër. Valentina Bunjaku Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komual, ka thënë se për ndërtimet pa leje është diskutuar edhe në seancën e kaluar të Kuvendit, në pikën e rendit të ditës nën të ndryshme, ndërkaq ka rikujtuar se edhe gjendja në teatër, më herët është diskutuar me kërkesën e opozitës.

Sa i përket teatrit, Bunjaku-Rexhepi tha se asaj nuk i është drejtuar asnjë kërkesë për të diskutuar gjendjen në këtë institucion, duke sqaruar se Komuna e Gjilanit ka ndarë më herët subvencione për teatër, por zgjidhja duhet të bëhet në Ministrinë e Kulturës, duke ia rikthyer statusin e teatrit profesionist.

EkoHigjiena

Kërkesat për t`i diskutuar në Kuvend Komunal këto dy çështje kanë ardhur nga Sahit Abazi e Bujar Nevzati (PDK) dhe Nevzad Isufi (VV) dhe janë përkrahur edhe nga subjektet tjera, Valentina Bunjaku-Rexhepi e Avdyl Aliu (LDK), Selvete Shurdhani (PD) e Ismet Hajdini (AKR).

Komiteti ka rekomanduar për Kuvend Komunal edhe projekt-rregulloren për kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve të administratës komunale, projekt-planin strategjik lokal për trajtimin dhe parandalimin e korrupcionit, draft-planin lokal të veprimit për riintegrim, propozim-vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit Komunal si dhe rekomandimin për riorganizimin e komiteteve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.