DYLON

KPF: Mbi 1.5 milion euro mjete vetanake nga viti i kaluar barten për investime të reja në këtë vit

KPF: Mbi 1.5 milion euro mjete vetanake nga viti i kaluar barten për investime të reja në këtë vit
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e sotme, nën kryesimin e Arianit Sadikut, kryesues i Kuvendit Komunal, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend raportin financiar për vitin 2022 si dhe raportin e punës të kryetarit të Komunës për vitin 2022.

Po ashtu, KPF ka rekomanduar për miratim në Kuvend edhe draft planin komunal për menaxhimin e mbeturinave, propozim vendimin për shpalljen e interesit të ligjshëm publik në parcelën nr.146-0 në Dobërçan, propozim vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor për anëtarët e komisionit komunal të aksionarëve në KRM “Higjiena” NLP “Stacioni i Autobusëve” dhe NLP “Tregu” në Gjilan si dhe kërkesën e Komitetit për Barazi Gjinore, për lirimin nga pagesa e çerdhes të fëmijëve të nënave vetushqyese.

EkoHigjiena

Njëherësh, KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe raportin e punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2022, raportet e punës të Komiteteve të komunale për vitin 2022 si dhe planet e punës të këtyre Komiteteve për vitin 2023, informatën për suksesin e nxënësve në gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor 2022-2023 si dhe informatën për mbarëvajtjen e manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2022.

Me kërkesën e drejtorit të Buxhetit, Riad Rashiti, për seancën e ardhshme të Kuvendit u rekomandua edhe propozimi për bartjen e mjeteve të pashpenzuara financiare nga viti 2022, të realizuara nga tejkalimi i të hyrave vetanake në shumë prej 1.5 milion euro, të cilat do të investohen në projekte të reja gjatë këtij viti.

Përkrahjen e Komitetit e mori edhe propozimi i Bujar Nevzatit që edhe Kuvendi Komunal i Gjilanit t`i japë mbështetje nismës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.