DYLON

KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029

KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Vitisë ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e ka udhëhequr kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bekim Azizi e ku morri pjesë edhe zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Në fillim të mbledhjes, kryesuesi Bekim Azizi ka propozuar që në rendin e ditës të përfshiheshin edhe dy pika shtesë. Ato kanë qenë propozim vendimi për miratimin e raportit të Komisionit për dëmet e shkaktuara në Komunën e Vitisë nga fatkeqësia natyrore, si dhe raporti i Drejtorisë së Arsimit për përfundimin e vitit shkollor 2025/2026 dhe fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.

EkoHigjiena

Sipas statistikave të paraqitura në raportin e Komisionit për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësia natyrore, dëmet e evidentuara në Komunën e Vitisë vetëm në sektorin e bujqësisë kanë arritur në mbi 1 milion e 200 mijë euro.

Ndër pikat kryesore të mbledhjes ka qenë edhe shqyrtimi i projektbuxhetit për vitet 2027–2029. Prezantimin e listës së projekteve investive për këtë periudhë e ka bërë drejtoresha e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, Milihate Ajeti.

Sipas prezantimit të saj, vlera totale e projekteve investive të planifikuara për vitet 2027–2029 arrin në 3 milionë e 142 mijë e 875 euro.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u shqyrtua edhe kërkesa për shqyrtim dhe rekomandim të propozim vendimit për vënien në shqyrtim publik të projektit për Hartat Zonale komunale të Vitisë 2026-2034, që e paraqiti Drejtoresha për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit Zyrafete Rama.

Të gjitha këto pika, si edhe ajo për shfuqizimin e Vendimit Nr.01-110/05-490, të datës 04.05.2026 për kthimin e mjeteve buxhetore në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale, u miratuan nga anëtarët e KPF-së dhe do të procedohen për seancën e radhës së Kuvendit Komunal që do të mbahet javën e ardhshme.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa kanë shqyrtuar edhe çështje të tjera të parapara në rendin e ditës, duke zhvilluar diskutime dhe dhënë rekomandimet përkatëse për pikat e trajtuara. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.