KPF-ja në Kamenicë miraton të gjitha pikat e rendit të ditës
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Komunën e Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt, ku është shqyrtuar edhe raporti financiar buxhetor i komunës për periudhën korrik–shtator 2026 (TM3).
Mbledhjen e hapi kryesuesja e Kuvendit Komunal të Kamenicës, Arbnore Beqiraj-Fera, në praninë e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa.
Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e KPF-së shqyrtuan procesverbalin nga mbledhja e tetë e këtij komiteti, si dhe raportin financiar buxhetor të Komunës së Kamenicës për tremujorin e tretë, përkatësisht periudhën korrik–shtator.
Në rend dite ishte edhe pika “Të ndryshme”, e cila u dha mundësi anëtarëve të trajtonin çështje të tjera në kuadër të përgjegjësive të tyre.
Sipas njoftimit, të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me votat unanime të anëtarëve të pranishëm. /2LONLINE/
