KPF-ja në Kamenicë mban mbledhjen e dhjetë të rregullt
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Komunën e Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të rregullt, në të cilën janë shqyrtuar disa çështje me rëndësi për funksionimin dhe vendimmarrjen komunale.
Mbledhjen e hapi kryesuesja Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa të pranishëm ishin anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Gjatë mbledhjes, anëtarët e KPF-së shqyrtuan dhe miratuan procesverbalin nga mbledhja e nëntë, si dhe kërkesën urgjente për mbështetje financiare dhe njoftimin lidhur me gjendjen financiare të Klubit të Futbollit “KIKA”.
Në rend dite ishte edhe propozim-vendimi për caktimin e kompensimit për anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) të Komunës së Kamenicës, si dhe pika të ndryshme.
Sipas njoftimit, të gjitha pikat e rendit të ditës janë shqyrtuar dhe miratuar nga anëtarët e Komitetit, për t’u proceduar më tej në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. /2LONLINE/
