DYLON

KPF-ja mbajti mbledhjen e XII-t[, seanca e fundit e Kuvendit javën e ardhshme

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbajtur mbledhja e XII-të dhe e fundit për këtë vit e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa, në të cilën janë diskutuar pikat e rendit të ditës si; Propozim rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjoba, propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e bustit të dëshmorit të kombit Hoxhë Jonuz Zejnullahu në Zonën Kadastrale në Gjylekar, plani strategjik dhe plani vjetor për Njësinë e Auditimit të brendshëm në Komunën e Vitisë për periudhën kohore 2016, si dhe planifikimi I prokurimit për vitin fiskal 2016.

Lidhur me pikën rreth propozim rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba, në prezantimin e saj drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, ka njoftuar anëtarët e KPF-së se ajo është e përgatitur dhe shqyrtuar edhe me drejtoritë komunale.

EkoHigjiena

Po ashtu ka bërë të ditur se edhe gjatë vitit 2016 do të mbështeten bizneset duke e pezulluar taksën komunale edhe këtë vit si vitet e kaluara. Anëtarët e KPF-së kanë paraqitur vërejtjet e tyre dhe plotësimet në këtë rregullore, për të cilat drejtori Rama tha se do të konsultoj drejtorët komunal dhe do ti inkorporojë ato për seancën e Kuvendit.

Ndërkaq edhe nga Zyra ligjore është thënë se rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjoba, është përgatitur në harmoni me ligjet pozitive të Republikës së Kosovës. Me vërejtjet dhe sugjerimet e anëtarëve të KPF-së kjo propozim rregullore u miratua për të u proceduar në mbledhjen e Kuvendit. Gjithashtu edhe propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e bustit të dëshmorit të kombit Hoxhë Jonuz Zejnullahu në Zonën Kadastrale në Gjylekar, u miratua për seancën e fundit të Kuvendit për këtë vit, ndërkaq dy pikat e tjera rreth planit strategjik të Njësisë së Auditimit, si edhe planifikimi I prokurimit për vitin 2016, ishin informatë për anëtarët e KPF-së. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.